GJEOMJEDIS

Për të ndihmuar industritë dhe vendimmarrësit në të gjitha nivelet të përmbushin objektivat mjedisore, ne kemi zhvilluar një paketë të plotë shërbimesh:

next
KONTROLLI I AJRIT TE NDOTUR

GR ALBANIA vepron në fushën e pakësimi të përhapjes së SOX, NOX, VOC, substancave aromatike dhe pluhurit si pasojë e proceseve industriale, impianteve energjitike dhe burime të tjera. Ne gjithashtu kërkojmë, vlerësojmë dhe propozojmë alternativa në drejtim të përmirësimit të kontrolit të ajrit të ndotur.

GR ALBANIA mund të asistojë për:

next
MENAXHIMI I MJEDISIT

Ju mund të rrisni besimin tek kompania juaj, duke sistemuar aktivitetin tuaj mjedisor, duke bërë që organizata juaj të liçensohet në përputhje me standardet e menaxhimit mjedisor, si ai i ISO ose Bashkimit europian EMAS. Një sistem i tillë siguron një aktivitet mjedisor efikas nëpërmjet procedurash dhe qëllimesh të mirëpërcaktuara.

GR ALBANIA mund të assistojë në:

GR ALBANIA kryen interpretime dhe studime me qëllim monitorimin e shkarkimeve në ajër, ujë dhe tokë. Duke përdorur të dhënat e matjeve ne krijojmë hartën e shkarkimeve të kompanisë tuaj dhe propozojmë masat e duhura për uljen e pasojave në mjedis.

GR ALBANIA asiston në:

next
MBETJET E NGURTA

GR ALBANIA vepron nëpërmjet këndvështrimeve të ndryshme për zgjidhjen e problemit të mbetjeve. Ne pergatisim, përpilojmë, vlerësojmë dhe ndihmojmë të prezantojmë strategjitë dhe teknikat e menaxhimit të mbetjeve. Këtu mund të përfshihen: procesi i minimizimit të mbetjeve në burim: trajtimi i mbetjeve në vendndodhje dhe riciklimi i tyre.

GR ALBANIA group mund të asistojë në:

next
MENAXHIMI I RREZIKUT

Menaxhimi i rrezikut është i mjaft i rëndësishëm për sigurimin e kushteve optimale dhe minimalizimn e rrezikut të aksidenteve. Duke shmangur aksidente ju shmangni kosto të prodhimit të humbur, si dhe ndikim potencial negativ në shëndetin e njerëzve dhe mjedis.

GR ALBANIA asiston në:

next
VLERËSIMI I NDIKIMIT NË MJEDIS DHE VLERËSIMET MJEDISORE



Vlerësimet e ndikimit në mjedis janë një mjet i nevojshëm përsa i përket përcaktimit të ndikimit në mjedis të një aktiviteti, procesi ose impianti prodhimi. Për përgatitjen e një vlerësimi të ndikimit në mjedis, si të dhënat e vleshme mjedisore dhe rezultatet e kërkimeve shkencore janë të nevojshme.

GR ALBANIA ka një eksperiencë të gjatë në interpretimin e ndikimeve mjedisore prej industrisë minerare, asaj kimike, industrisë inxhinierike dhe të industrisë së energjisë.

GR ALBANIA realizon përllogaritje të përqëndrimit dhe te ndotjeve shpërndarjes në mjedis nga pika ose zona e burimit. Përllogaritje të tilla mund të jenë të rëndësishme në vlerëmin e ndikimeve në mjedis dhe në veçanti në përqasjen krahasuese me standardet e cilësisë mjedisore.

next
NDIKIMI NË MJEDIS I PRODUKTEVE

GR ALBANIA shqyrton dhe vlerëson ndikimin në mjedis të produkteve, proceseve kimike dhe industriale. Gjatë shqyrtimeve të tilla ne përpilojmë dhe hedhim të dhëna mbi kimikatet, lëndët e para, energjisë së përdorur, shkarkimeve dhe transoportit, me qëllim identifikimin e aspekteve mjedisore dhe Vlerësimit të Ndikimit në Shëndet dhe Mjedis.

GR ALBANIA mund të asistojë në:

next
NA KONTAKTONI

GR ALBANIA

Rruga Sami Frasheri
Pall Moskat, 1019 Tirana,
Albania

....................................................................
E-mail: info@gralbania.com
Tel: 00355 42262871